NGUSHLLIMET

by web-admin

Rregullore për ngushllime

Kultur Zentrum „Haus des Friedens“
Qendra Kulturore „Shtëpia e Paqes“

Fillimisht ju shprehim ngushllime për këtë rastë vdekje dhe lutemi bashkë me juve që Zoti ta mëshiron atë të vdekur dhe tua kompenzonë këtë sprovë me diçka që është e mirë për ju.

Me këtë marrëveshje kemi për qëllim që të dy palët të kemi mirëkuptim dhe ta ruajmë xhaminë dhe ambientin e xhamis në formën më të mirë.

ÇMIMI

Për shërbimet e lokalit të xhamis ju duhet të paguani një shumë paushal prej : 250 fr.

Mundësit që ju ofron xhamia juve

  • Keni në shërbim lokalin e Restaurantit me karrige dhe tavolina.
  • Mundeni që ngushllimet ti organizoni për burra dhe gra.
  • Mundeni ti përdorni edhe WC për burra dhe gra.
  • Keni në shërbim vetëm dy Parkplatze para lokalit të xhamis.
  • Pijet dhe ushqimin duhet ti organizonë vetë nikoqiri i ngushllimeve.
  • Kurse Pijet dhe Kafet të cilat mirren nga Restauranti i xhamis duhet të numërohen dhe të paguhen ekstra për çdo pije nga 2.fr.
  • Ata që presin te dera ti udhëzojnë musafirët që të futen në lokal pa këpuca e mos të shkelin në tepi me këpuca dhe të palohen këpucat nëpër rafte.
  • Në xhami do të falen të gjitha namazet sipas kalendarit pa mos i penguar ata që presin ngushllime.
  • Imami dhe xhemati i xhamis ju shprehin ngushllime së bashku pas namazit të drekës.
  • Ju do të pranoni një çelës nga kryesia dhe në fund do ta dorëzoni atë.

Vërejtje:

Ju lutem të keni kujdes dhe ti kushtoni vëmendje të veqantë pastërtis së ambientit të xhamis që ta dorëzoni xhamin në atë gjendje që e keni pranuar. Kërkohet nga ju që në fund të pritjes ta pastroni lokalin me fshisë elektrike , ti kontrolloni WC dhe ti pastroni ato pasiqë i keni përdorur ato, mbeturinat e mbetura (si shishe, gota, apo ushqim) ti futëni në një Zürich Säck dhe ti hudhni në konteiner.

Shkarkoje rregulloren për ngushëllime

Shkarkoje rregulloren për ngushëllime