Rregullorja dhe Statuti

by Sevdail Tahiri

Rregullorja dhe Statuti i xhamisë

Për të garantuar një qëndrim të respektueshëm dhe të qetë për të gjithë vizitorët e xhamisë sonë, vlejnë rregullat në vijim:

• Pastërtia dhe rregulli Xhamia është një vend pastërtie dhe respekti. I lusim të gjithë vizitorët që të tregojnë kujdes për pastërtinë dhe rregullin, brenda dhe jashtë ambientit të xhamisë. Mbeturinat duhet të hidhen në shportat e posaçme dhe sendet personale të merren me vete pas qëndrimit.

• Qetësia gjatë natës Pas orës 22:00, si dhe gjatë tërë ditës në ditët e diela dhe festat zyrtare, kërkohet të tregohet kujdes i veçantë për ruajtjen e qetësisë. Ju lutemi shmangni zhurmat e panevojshme, bisedat e larta apo aktivitete shqetësuese brenda dhe rreth ambientit të xhamisë.

• Bashkëjetesë me respekt Respekti i ndërsjellë është themeli i bashkëjetesës sonë. Fyerjet, provokimet apo sjelljet e papërshtatshme nuk tolerohen. Presim nga të gjithë një komunikim të sjellshëm, të ndershëm dhe paqësor.

• Humbja e çelësave Humbja e çelësave të dorëzuar duhet të raportohet menjëherë te drejtuesit e kryesis për të shmangur çdo rrezik sigurie.

• Vendparkimet Numri i vendparkimeve para xhamisë është i kufizuar. Ju lutemi t’i përdorni me përgjegjësi dhe në përputhje me rregullat e parkimit. Respekti ndaj banorëve përreth dhe vizitorëve të tjerë është i domosdoshëm.

• Fëmijët në xhami Fëmijët janë të mirëpritur në xhaminë tonë. Gjatë qëndrimit të tyre, prindërit ose kujdestarët ligjorë mbajnë përgjegjësi të plotë. Ju lutemi sigurohuni që fëmijët të mos rrezikojnë veten apo të tjerët dhe të mos shqetësojnë ambientin.

• Raportimi i sjelljeve të dyshimta Nëse vini re persona, aktivitete apo situata të dyshimta, ju lutemi ta njoftoni menjëherë kryesin e xhamisë. Siguria e të gjithëve është prioriteti ynë kryesor.

• Ndalim hyrjeje për sjellje të pahijshme Në rast të shkeljeve të rënda të kësaj rregulloreje, veçanërisht në raste sjelljeje të pasjellshme ose agresive, ndaj personit që i shkakton ato mund të vendoset ndalim i përkohshëm ose i përhershëm i hyrjes në ambientet e xhamisë.

Mirëqenia dhe siguria e të gjithë vizitorëve janë shumë të rëndësishme për ne. Këto rregulla janë hartuar me qëllim që të krijojmë një ambient të qetë, të respektueshëm dhe të rregullt, ku mund të përqendrohemi të gjithë në përmbushjen e detyrimeve tona fetare. Vetëm së bashku mund të krijojmë një atmosferë që i përshtatet shpirtit të xhamisë.

Kulturzentrum – Haus des Friedens / Shtëpia e Paqës – Kryesia Zürich, 11 Gusht 2025

Statuti i xhamisë

Statut i xhamisë Qendra Kulturore „Shtëpia e Paqës“ 28.09.2025