Fahredin Bunjaku
I lindur më 05.08.1977, në fshatin Poliçkë, komuna e Kamenicës.
Shkollimin fillor e ka kryer në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm e ka vazhduar në
Medresenë “Alaudin” në Prishtinë.
Studimet e larta në shkencat islame i ka përfunduar në Universitetin e Jordanit në Aman,
Jordani.
Angazhimi Praktik dhe Profesional
Që në rininë e hershme, Fahredini tregoi interesim jo vetëm për anën teorike të fesë, por
edhe për angazhim praktik. Fillimisht shërbeu si imam në fshatin e tij të lindjes, e më pas,
për dy vite me radhë gjatë muajit të Ramazanit, ka shërbyer si imam në disa fshatra të
Krajës në Malësinë e Ulqinit, në Mal të Zi.
Prej vitit 2003, jeton dhe vepron në Zvicër, së bashku me familjen e tij gjashtanëtarëshe.
Që nga fillimi i ardhjes në Zvicër, është aktiv si imam në Xhaminë e Schwamendingenit, që
funksionon në kuadër të Qendrës Kulturore “Shtëpia e Paqes” – Jugendkulturzentrum
Haus des Friedens. Kjo xhami është themeluar në vitin 2004, me iniciativën e Hoxhë
Fahredinit dhe disa anëtarëve të xhematit, për të përmbushur nevojat fetare të mërgatës
shqiptare.
Aktivitete të Mëtejshme
Hoxhë Fahredini është shumë aktiv në:
• Ligjërata fetare për të gjitha gjeneratat: fëmijë, të rinj, të rritur dhe të moshuar.
• Dialog ndërfetar (interreligiös), duke promovuar mirëkuptimin dhe bashkëjetesën.
• Shërbime sociale dhe shpirtërore, ku punon edhe si Seelsorger (këshilltar
shpirtëror).
• Për të mbështetur familjen financiarisht, ai gjithashtu punon edhe si pullazxhi
(Dachdecker), profesion nga i cili siguron të ardhurat kryesore.
