Me datën 28.09.2025 u mbajt Kuvendi i Jashtëzakonshëm i xhamisë sonë.
I falënderojmë të gjithë anëtarët e xhamisë së Schwamendingenit për pjesëmarrjen masive në këtë Kuvend të Jashtëzakonshëm të xhamisë, si dhe për pjekurinë dhe bashkëpunimin që tregojnë gjithmonë.
Një falënderim të veçantë meritojnë edhe dy zotërinjtë e nderuar: Kryetari i KMSHZ-së, z. Mehas Alia, dhe anëtari, Dr. Bashkim Aliu, për ndihmën e tyre në këtë kuvend.
Në këtë kuvend u shqyrtuan dhe u miratuan dy pika të rëndësishme:
1. Miratimi i Statutit të ri të xhamisë.
2. Zgjedhja e kryesisë së re.
Kryesisë së re të xhamisë i urojmë shumë sukses dhe punë të mbarë në mbarëvajtjen e xhamisë sonë.
Dhashtë Zoti që Kuvendi i ardhshëm të jetë për blerjen e një objekti apo xhamie të re e më të madhe, ku do të kemi mundësi edhe më të mira në shërbimin e komunitetit dhe zhvillimin e aktiviteteve tona fetare.
Zoti na ndihmoftë të gjithëve.

