Haus des Friedens
  • BALLINA
  • RRETH NESH
    • RREGULLORJA DHE STATUTI
    • HISTORIKU
    • IMAMI
    • AKTIVITETE
    • NGUSHLLIMET
  • FESTAT ISLAME
    • Festat islame
    • Kurani i Madherishem
  • Ligjeratat e Hoxhës
  • Pagesat Online / Anëtarsimi
  • MEDIA/BLOG
  • KONTAKTI
  • Albanian
  • German

      Haus des Friedens

      • BALLINA
      • RRETH NESH
        • RREGULLORJA DHE STATUTI
        • HISTORIKU
        • IMAMI
        • AKTIVITETE
        • NGUSHLLIMET
      • FESTAT ISLAME
        • Festat islame
        • Kurani i Madherishem
      • Ligjeratat e Hoxhës
      • Pagesat Online / Anëtarsimi
      • MEDIA/BLOG
      • KONTAKTI
      • Albanian
      • German

      Historiku

      by web-admin April 9, 2025

      Themelimi i Xhamisë

      Xhamia “Jugendkulturzentru Haus des Friedens – Qendra Kulturore Shtëpia e Paqes” është themeluar që nga viti 2004.

      Duke e parë të nevojshme që xhamia të jetë sa më afër besimtarëve dhe që t’u jepet mundësia besimtarëve që t’i kryejnë adhurimet e tyre fetare, një grup besimtarësh kishin marrë vendim që të gjejnë një lokal në një zonë ku do t’u përgjigjej shumicës së besimtarëve. Pas një kohe të shkurtër, edhe u gjet lokali adekuat në Schwamendingenstr. 112. Një lokal, i cili fillimisht i plotësonte nevojat e xhematit, mirëpo falë angazhimit të besimtarëve, imamit dhe bashkatdhetarëve, anëtarët e kësaj xhamie vazhdimisht shtoheshin dhe pas disa vjetëve u shfaq nevoja që të kërkohej një lokal më i madh, në një zonë më të frekuentuar (më në qendër), ku do të ishte më e lehte vizita në xhami përmes komunikacionit të hapur.

      Që nga viti 2013 xhamia ndryshoi adresën dhe u transferua në lakalin tjetër në Saatlenstr. 23, 8051, Zürich.

      Anëtarësimi në organizata të ndryshme

      Xhamia “Jugendkulturzentru Haus des Friedens – Qendra Kulturore Shtëpia e Paqes“ është anëtare edhe e organizatave të ndryshme, si; Vereinigung der Islamischen Organisationen in Zürich  VIOZ  dhe Dachverband der Albanisch-Islamischen Gemeinschaften in der Schweiz DAIGS. (Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër).

      Edhe pse xhamia është shtëpi e Zotit dhe vend ku çdo besimtar e besimtare ka të drejtë t’i kryejë ritet e tij/saj fetare, mirëpo shumica e besimtarëve, mbi 90% që frekuentojnë xhaminë tonë, janë shqiptarë nga trojet tona etnike, si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës. Mund të thuhet, në xhaminë tonë është formuar një Shqipëri e Vogël Etnike.

      Xhamia jonë që nga hapja e saj i ka pasur dyert e hapura për të gjithë besimtarët, pa dallim gjinie apo moshe.

      Ka kontribuuar shumë në organizimin e jetës fetare në lagjen tonë, por edhe më gjerë, e gjithashtu ka kontribuuar edhe në aspektin kombëtar, kulturor e human.

      Bashkëpunimi me institucionet e tjera

      Si institucion i vogël fetar, jemi munduar të kemi raporte dhe bashkëpunim të mirë edhe me institucione të tjera relevante, si bashkëpunim me shkollat dhe Drejtorinë e Arsimit të Schwamendingenit, me Kishën Reformierte të Schwamendingenit.

      Po ashtu kemi bashkëpunim me Zürcher Forum der Religionen, DAIGS -UIBSHZ, VIOZ dhe FIDS

      Bashkëpunimi dhe raportet e mira me ambasadat dhe konsullatat e vendlindjes

      Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen që të bashkëpunojmë me institucione e organe të tjera në dobi të komunitetit dhe shoqërisë ku jetojmë.

      Synim i Xhamisë sonë është që të jemi transparentë, tolerantë, të mirëkuptueshëm dhe pozitivë në shoqërinë ku jetojmë.

      FacebookTwitterGoogle +Pinterest
      • Instagram
      • Facebook

      NDIHMAT TUAJA

      Mbështetjen tuaj financiare për xhaminë tonë mund ta bëni përmes llogarisë bankare ose postare, duke përdorur të dhënat e mëposhtme:


      Kulturzentrum Haus des Friedens
      8051 Zürich
      IBAN: CH 10 0070 0114 9050 2891
      Konto: 1149-5028.919

      Ju jemi mirënjohës për çdo ndihme qe na ofroni! All-llahu xh.sh. Ju shpërbleftë!

      Kalendari 2026

      Këtu mund ta shkarkoni kalendarin e kohëve të namazit për në Zvicër:

      Janar

      Shkurt

      Mars

      Prill

      Maj

      Qershor

      Korrik

      Gusht

      Shtator

      Tetor

      Nëntor

      Dhjetor

      Ditë dhe netë të mëdha fetare 2026

      NAMAZI

      • Namazi i sabahut
      • Namazi i drekës
      • Namazi i ikindisë
      • Namazi i akshamit
      • Namazi i Jacisë
      • Kohët e Namazit

      TOP LAJMET

      • Kuvendi i rregullt i Xhamisë Zürich Schwamendingen

        March 31, 2026
      • Kuvendi i Jashtëzakonshëm i xhamisë sonë

        September 28, 2025
      • A i përket Islami Zvicrës? – Një kërkim në 11 kapituj

        August 4, 2025
      • Xhamia që kultivon vlera: Mësimet nga Xhamia jonë dhe kontributi në edukimin e fëmijëve shqiptarë në Zvicër

        June 1, 2025
      • Pranimi i Imamëve nga Qyteti i Cyrihut 2025

        May 28, 2025

      Galeria

      Qëndro i përditësuar

      Regjistrohuni për t’i parë më të rejat nga faqja jonë

      • BALLINA
      • RRETH NESH
      • FESTAT ISLAME
      • Ligjeratat e Hoxhës
      • MEDIA/BLOG
      • KONTAKTI

      Copyright Haus des Friedens