Haus des Friedens
  • BALLINA
  • RRETH NESH
    • RREGULLORJA DHE STATUTI
    • HISTORIKU
    • IMAMI
    • AKTIVITETE
    • NGUSHLLIMET
  • FESTAT ISLAME
    • Festat islame
    • Kurani i Madherishem
  • Ligjeratat e Hoxhës
  • Pagesat Online / Anëtarsimi
  • MEDIA/BLOG
  • KONTAKTI
  • Albanian

      Haus des Friedens

      • BALLINA
      • RRETH NESH
        • RREGULLORJA DHE STATUTI
        • HISTORIKU
        • IMAMI
        • AKTIVITETE
        • NGUSHLLIMET
      • FESTAT ISLAME
        • Festat islame
        • Kurani i Madherishem
      • Ligjeratat e Hoxhës
      • Pagesat Online / Anëtarsimi
      • MEDIA/BLOG
      • KONTAKTI
      • Albanian

      Bëhen bashkë 40 xhami shqiptare

      by web-admin April 10, 2019
      Bëhen bashkë 40 xhami shqiptare

      Unioni i sapo krijuar i Xhamive Shqiptare në Zvicër, duket që do të ketë numrin më të madh të xhamive të reshtuara mbrapa tij. Numri i madh i xhamive dhe frekuentuesve të këtyre xhamive, e bën këtë bashkësi fetare Islame, një faktor të rrëndësishm në raport me organet shtetërore, ato ndërkonfesionale dhe kulturore.

      Ai që deri dje njihej si Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër, nga vikendi i kaluar do të njihet si Unioni i Xhamive Shqiptare në Zvicër. Të dielën që lamë mbrapa, në lokalet e xhamisë së Wilit, në një takim të paralajmëruar më parë, u takuan mbi 35 imamë shqiptarë dhe po aq kryetarë të xhamive, të cilët bashkërisht vendosën që në të ardhmen të veprojnë si një bashkësi e vetme Islame, e cila do të veprojë si një ombrellë për xhamitë shqiptare në Zvicër. Transformimin e UISHZ-së në një Union të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër (UBISHZ), në mënyrë uanime e mbështetën të gjithë të pranishmit.

      Po në këtë takim, kuvendarët e bashkësisë së sapoformuar, zgjodhën dhe organet e saj, ndërsa për kryetar u zgjodh Mehas ef. Aliu, i cili në të njejtën kohë do të ushtrojë dhe detyrën e Imamit në xhaminë „El Hidaje“ në St. Gallen.

      Kryetari i deritanishëm i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër, Nehat ef. Ismaili në një retrospektivë të shkurtër, i njoftoi të pranishmit rreth aktiviteteve dhe ecurisë së punës së deritashme të këtij organi.

      Të pranishëm në këtë takim ishin dhe personalitete të tjera nga jeta fetare në Zvicër dhe vendëindje. Montassar BenMrad, Kryetar i Federatës së Organizatave Islame Ombrellë në Zvicër, mbështeti transformimin e UISHZ-së në një Union të Bashkësive Islame Shqiptare dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të xhemateve shqiptare në Zvicër.

      Po ashtu, në frymën e forcimit të bashkëpunimit dhe të mbështetjes midis Bashkësive Islame të vendlindjes dhe tash më, të UBISHZ-së, kishin ardhur të dy drejtorët për diasporën pranë Bashkësisë Fetare Islame:  i Republikës së Maqedonisë, Selver ef. Xhemaili, dhe ai Republikës së Kosovës, Ekrem ef. Simnica. Që të dy përfaqësuesit e Bashkësive Islame iu drejtuan kuvendarëve me fjalë përshëndetëse.  Kryetari i sapozgjedhur Mehas ef. Aliu, ishte i kënaqur me ecurinë e takimit në fjalë me ç`rast potencoi se “Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër nën ombrellën e tij, tanimë, përfshinë rreth 40 xhami shqiptare, nga e tërë Zvicra dhe se, si një organizatë fetare, tash e tutje, do të ecë krah për krah me kryesitë dhe imamët e xhamive. Kjo gjë paraqet një plotësim të nevojës së kamotshme të shqiptarëve në Zvicër, ku kryetarët dhe imamët e xhamive të jenë bashkë në një çati, në një organizatë përfaqësuese”.

      Në këtë takim u morën disa vendime me rëndësi të posaçme, për të ardhmen e shqiptarëve mysliman që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër. Lidhur me këtë, Aliu tha se “delagatët morën disa vendime të rëndësishme, ku së pari miratuan, njëzëri, transformimin e Unionit të Imamëve Shqiptarë (UISHZ) në një Union të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër (UBISHZ), pastaj miratuan Statutin e ri të përpiluar nga një komision i përbërë nga hoxhallarë, kryetarë xhamishë dhe ekspertë juridik dhe në fund u zgjodh edhe kryesia e re e UBISHZ-së, dy drejtuesit e Kuvendit, si dhe dy revizorë”.

      Xhamia e Wilit, ishte nikoqire e këtij takimi të rëndësishëm për mbarëvajtjen e jetës fetare islame të këtij komuniteti në Zvicër. (albinfo.ch)

      Bëhen bashkë 40 xhami shqiptare
      Bëhen bashkë 40 xhami shqiptare
      Bëhen bashkë 40 xhami shqiptare
      Bëhen bashkë 40 xhami shqiptare
      Download Premium WordPress Themes Free
      Download Premium WordPress Themes Free
      Premium WordPress Themes Download
      Download WordPress Themes Free
      ZG93bmxvYWQgbHluZGEgY291cnNlIGZyZWU=
      download mobile firmware
      Download Best WordPress Themes Free Download
      download udemy paid course for free
      FacebookTwitterGoogle +Pinterest
      • Instagram
      • Facebook

      NDIHMAT TUAJA

      Mbështetjen tuaj financiare për xhaminë tonë mund ta bëni përmes llogarisë bankare ose postare, duke përdorur të dhënat e mëposhtme:


      Kulturzentrum Haus des Friedens
      8051 Zürich
      IBAN: CH 10 0070 0114 9050 2891
      Konto: 1149-5028.919

      Ju jemi mirënjohës për çdo ndihme qe na ofroni! All-llahu xh.sh. Ju shpërbleftë!

      Kalendari 2026

      Këtu mund ta shkarkoni kalendarin e kohëve të namazit për në Zvicër:

      Janar

      Shkurt

      Mars

      Prill

      Maj

      Qershor

      Korrik

      Gusht

      Shtator

      Tetor

      Nëntor

      Dhjetor

      Ditë dhe netë të mëdha fetare 2026

      NAMAZI

      • Namazi i sabahut
      • Namazi i drekës
      • Namazi i ikindisë
      • Namazi i akshamit
      • Namazi i Jacisë
      • Kohët e Namazit

      TOP LAJMET

      • Kuvendi i rregullt i Xhamisë Zürich Schwamendingen

        March 31, 2026
      • Kuvendi i Jashtëzakonshëm i xhamisë sonë

        September 28, 2025
      • A i përket Islami Zvicrës? – Një kërkim në 11 kapituj

        August 4, 2025
      • Xhamia që kultivon vlera: Mësimet nga Xhamia jonë dhe kontributi në edukimin e fëmijëve shqiptarë në Zvicër

        June 1, 2025
      • Pranimi i Imamëve nga Qyteti i Cyrihut 2025

        May 28, 2025

      Galeria

      Qëndro i përditësuar

      Regjistrohuni për t’i parë më të rejat nga faqja jonë

      • BALLINA
      • RRETH NESH
      • FESTAT ISLAME
      • Ligjeratat e Hoxhës
      • MEDIA/BLOG
      • KONTAKTI

      Copyright Haus des Friedens