Haus des Friedens
  • BALLINA
  • RRETH NESH
    • RREGULLORJA DHE STATUTI
    • HISTORIKU
    • IMAMI
    • AKTIVITETE
    • NGUSHLLIMET
  • FESTAT ISLAME
    • Festat islame
    • Kurani i Madherishem
  • Ligjeratat e Hoxhës
  • Pagesat Online / Anëtarsimi
  • MEDIA/BLOG
  • KONTAKTI
  • Albanian
  • German

      Haus des Friedens

      • BALLINA
      • RRETH NESH
        • RREGULLORJA DHE STATUTI
        • HISTORIKU
        • IMAMI
        • AKTIVITETE
        • NGUSHLLIMET
      • FESTAT ISLAME
        • Festat islame
        • Kurani i Madherishem
      • Ligjeratat e Hoxhës
      • Pagesat Online / Anëtarsimi
      • MEDIA/BLOG
      • KONTAKTI
      • Albanian
      • German

      Iftar i përbashkët në Schwamendingen – Shembull i dialogut ndërfetar dhe respektit të ndërsjellë në Cyrih

      by web-admin March 2, 2026
      Iftar i përbashkët në Schwamendingen – Shembull i dialogut ndërfetar dhe respektit të ndërsjellë në Cyrih

      Të shtunën, në mbrëmjen e 28 shkurt 2026, Xhamia e Schwamendingen – Shtëpia e Paqes (Kulturzentrum – Haus des Friedens) – organizoi për herë të katërt një iftar të përbashkër në sallën e  Kishës (Evangelisch-Reformiertes Kirchgemeindehaus) në Cyrih. Në këtë mbrëmje të veçantë morën pjesë afër 300 persona nga komunitete dhe besime të ndryshme.

      Atmosfera e mbrëmjes ishte e ngrohtë dhe miqësore, duke reflektuar frymën e Ramazanit, solidaritetin dhe dëshirën për dialog e mirëkuptim mes komuniteteve të ndryshme në qytetin e Cyrihut. Ky organizim është rezultat i një angazhimi të vazhdueshëm për dialogun ndërfetar dhe respektin e ndërsjellë mes Xhamisë së Schwamendingen dhe Kishës Ungjillore të Reformuar të Qarkut 12. Bashkëpunimi i tyre përbën një shembull të mirë të bashkëjetesës dhe mirëkuptimit në një shoqëri multikulturore si ajo e Cyrihut.

       

       

       

       

       

       

      Me praninë e tyre e nderuan iftarin: Pfarrerin Hoby Randriambola së bashku me disa anëtarë të Kishës Ungjillore të Reformuar, Claudio Schärli nga programi Brückenbauer i Stadtpolizei Zürich, Perparim Avdili, kryetar i Partisë Liberale (FDP) dhe kandidat për kryetar të qytetit të Cyrihut si dhe kandidat për Këshillin e Qytetit, si dhe përfaqësuesit e Shoqatës Parandalo, Valdete Hoti dhe Xhemail Selimi.

       

       

       

       

       

       

      Mesazhe për paqe, tolerancë dhe bashkëpunim

      Mbrëmjen e hapi imami Fahredin Bunjaku me një fjalë përshëndetëse në gjuhën shqipe dhe gjermane. Ai theksoi rëndësinë e agjërimit dhe muajit të shenjtë të Ramazanit, duke kujtuar se ky muaj për besimtarët myslimanë është kohë reflektimi shpirtëror, solidariteti dhe afrimi mes njerëzve.

      Ai falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe mysafirët për praninë e tyre dhe vuri theks të veçantë në angazhimin disa vjeçar për dialogun ndërfetar, tolerancën dhe respektin e ndërsjellë.

      Në mënyrë të veçantë, ai falënderoi Pfarrerin Hoby Randriambola për vazhdimin e bashkëpunimit dhe dialogut ndërfetar të nisur nga paraardhësi i saj në këtë detyrë. Sipas tij, marrëdhëniet e ndërtuara ndër vite mes imamëve, priftërinjve dhe udhëheqësve të feve të tjera në Cyrih janë dëshmi konkrete se respekti dhe bashkëpunimi janë të mundshëm dhe të domosdoshëm.

       

       

       

       

       

       

      Në fjalën e saj, Pfarrerin Hoby Randriambola përshëndeti të pranishmit, uroi muajin e shenjtë të Ramazanit dhe theksoi rëndësinë e dialogut ndërfetar dhe respektit të ndërsjellë si bazë për një shoqëri të drejtë dhe paqësore.

      Claudio Schärli nga programi Brückenbauer i Stadtpolizei Zürich iu bashkua mesazheve të parafolësve, duke theksuar se roli i tyre është të shërbejnë si urë lidhëse mes shoqërisë dhe institucioneve për të forcuar besimin dhe bashkëpunimin në komunitet.

       

       

       

       

       

       

       

       

       

      Ndërsa Perparim Avdili, kandidat për kryetar të qytetit të Cyrihut dhe për Këshillin e Qytetit, përshëndeti të pranishmit, uroi muajin e Ramazanit dhe vlerësoi lart bashkëpunimin ndërfetar mes Xhamisë së Schwamendingen dhe Kishës Ungjillore të Reformuar. Ai bëri gjithashtu thirrje që e drejta e votës të merret seriozisht dhe qytetarët të dalin në votime më 8 mars, duke theksuar se këtë herë ka edhe disa kandidatë me prejardhje shqiptare.

      Diskutime për komunitetin dhe rininë

      Gjatë bashkëbisedimit me mysafirët u diskutua për përbërjen multietnike të xhematit dhe për nevojën e një hapësire më të madhe për Xhaminë e Schwamendingen, pasi aktualisht namazi i xhumasë mbahet në dy grupe për shkak të mungesës së hapësirës.

      U theksua gjithashtu rëndësia e aktiviteteve për të rinjtë në xhami, të cilat luajnë rol parandalues ndaj ndikimeve negative, rretheve shoqërore të dëmshme dhe dukurive si varësia. Angazhimi i të rinjve në aktivitete fetare, kulturore dhe sociale shihet si një investim për një të ardhme më të shëndetshme të komunitetit.

       

       

       

       

       

       

       

       

      Mikpritje me zemër

      Iftari, i cili bashkoi burra dhe gra, fëmijë dhe përfaqësues të kombeve të ndryshme, u pasurua me ushqime të përgatitura me shumë përkushtim nga grupi i grave të Xhamisë së Schwamendingen. Tryeza ishte e larmishme, e përgatitur me mund e zemër dhe e shërbyer nga të rinjtë e xhamisë me përkushtim të veçantë.

      Momente të tilla jo vetëm që forcojnë lidhjet brenda komunitetit, por krijojnë edhe hapësirë për njohje dhe mirëkuptim mes njerëzve me kultura dhe besime të ndryshme.

      Në fund, një falënderim i sinqertë për të gjithë organizatorët, vullnetarët dhe pjesëmarrësit që kontribuuan në realizimin e kësaj mbrëmjeje të begatë, e cila dëshmoi edhe një herë se dialogu ndërfetar dhe respekti i ndërsjellë janë themeli i një shoqërie të bashkuar dhe paqësore në Cyrih.

       

       

       

       

       

       

       

      Organizatorët shprehën dëshirën që ky iftar tradicional të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, duke forcuar më tej urat e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve në Cyrih.

      Foto: Gent Mersinaj/albinfo.ch

      Download Nulled WordPress Themes
      Download WordPress Themes Free
      Download WordPress Themes Free
      Download Premium WordPress Themes Free
      udemy course download free
      download intex firmware
      Download WordPress Themes Free
      download udemy paid course for free
      FacebookTwitterGoogle +Pinterest
      • Instagram
      • Facebook

      NDIHMAT TUAJA

      Mbështetjen tuaj financiare për xhaminë tonë mund ta bëni përmes llogarisë bankare ose postare, duke përdorur të dhënat e mëposhtme:


      Kulturzentrum Haus des Friedens
      8051 Zürich
      IBAN: CH 10 0070 0114 9050 2891
      Konto: 1149-5028.919

      Ju jemi mirënjohës për çdo ndihme qe na ofroni! All-llahu xh.sh. Ju shpërbleftë!

      Kalendari 2026

      Këtu mund ta shkarkoni kalendarin e kohëve të namazit për në Zvicër:

      Janar

      Shkurt

      Mars

      Prill

      Maj

      Qershor

      Korrik

      Gusht

      Shtator

      Tetor

      Nëntor

      Dhjetor

      Ditë dhe netë të mëdha fetare 2026

      NAMAZI

      • Namazi i sabahut
      • Namazi i drekës
      • Namazi i ikindisë
      • Namazi i akshamit
      • Namazi i Jacisë
      • Kohët e Namazit

      TOP LAJMET

      • Kuvendi i rregullt i Xhamisë Zürich Schwamendingen

        March 31, 2026
      • Kuvendi i Jashtëzakonshëm i xhamisë sonë

        September 28, 2025
      • A i përket Islami Zvicrës? – Një kërkim në 11 kapituj

        August 4, 2025
      • Xhamia që kultivon vlera: Mësimet nga Xhamia jonë dhe kontributi në edukimin e fëmijëve shqiptarë në Zvicër

        June 1, 2025
      • Pranimi i Imamëve nga Qyteti i Cyrihut 2025

        May 28, 2025

      Galeria

      Qëndro i përditësuar

      Regjistrohuni për t’i parë më të rejat nga faqja jonë

      • BALLINA
      • RRETH NESH
      • FESTAT ISLAME
      • Ligjeratat e Hoxhës
      • MEDIA/BLOG
      • KONTAKTI

      Copyright Haus des Friedens